Një fenomen i pazakontë është regjistruar në një qytet të largët australian. Mbi qytetin e vogël të Lajamanu, i vendosur në territorin verior të thatë rreth 900 kilometra në jug të Darvinit, peshqit po binin nga qielli. I njëjti qytet ka përjetuar një “shi” peshqish katër herë në 30 vitet e fundit, më së fundi në vitin 2010, gjë që u raportua nga Daily Mail në atë kohë.
“Ne pamë një stuhi të madhe që po i afrohej qytetit tim dhe menduam se ishte vetëm shi”, tha këshilltari lokal i Lajamanu dhe këshilltari i Shkretëtirës Qendrore Andrew Johnson Japanangka për ABC News të Australisë. “Por kur filloi të binte shi, ne pamë që peshku ra”.
Vetë peshqit, ishin sa madhësia e pëllëmbës së dorës së një fëmije. Ata ranë brenda natës dhe në mëngjes qytetarët i gjetën të shpërndarë nëpër qytet, ndërsa shumë prej tyre ishin ende gjallë.
“Thjesht e mahnitshme”
“Disa ruhen ende në një pellg me ujë. Fëmijët i mbledhin dhe i mbajnë në një shishe ose kavanoz,” tha Japanangka.
Perches janë një nga speciet më të zakonshme dhe më të përhapura të peshqve të ujërave të ëmbla në Australi. Ata mund të rriten deri në 25 centimetra në gjatësi, megjithëse zakonisht janë më të vegjël. Edhe pse arsyeja e këtij shiu me peshq nuk dihet, qyteti në fakt e ka përjetuar të njëjtin fenomen disa herë, në vitet 2010, 2004 dhe në vitet 1980.
“U ngrita në mëngjes, po punoja në shkollë në atë kohë dhe rrugët e papastërta përpara shtëpisë sime ishin të mbuluara me peshq,” tha banorja e Alice Springs, Penny McDonald, e cila ishte në Lajamanu gjatë ngjarjes së shiut të peshkut në mes vitit 1980, për ABC News. “Ata ishin peshq të vegjël dhe kishte shumë prej tyre. Ishte thjesht e mahnitshme”.