Stinori pranveror i futbollit kosovar është në prag të fillimit.
Klubet janë në fazën e fundit të përgatitjeve para se të startojnë në gara, shkruan Demokracia.com.
Sot në Suharekë është zhvilluar një ndeshje miqësore, ajo ndërmjet Ballkanit dhe Malishevës.
Plot pesë gola janë shënuar në këtë sfidë spektakolare e cila u mbyll me rezultat 3:2 për Ballkanin.
Megjithatë, ajo që ra në sy ishte se takimi u zhvillua para qindra shikuesve, përkundër që të tillët janë të ndalur të jenë në stadium për shkak të pandemisë COVID-19. /Demokracia.com