Sport
E çuditshme: Italia kampion Evrope, por yjet po e braktisin kampionatin
Demokracia
12:47 | 29 Gusht 2021

Share:

Fitorja e Italisë në Kampionatin Evropian vërtetoi rritjen e një lëvizjeje dhe kthimin në krye të futbollit italian, por vera pas “Euro 2020” ka vjedhur disa protagonistë të faqes së parë nga Seria A, duke dhuruar të tjera surpriza në limitet e kohës së rregullt.

Pothuajse në rënien e gongut për mbylljen e merkatos, Kristiano Ronaldo bën valixhet për t’u transferuar në Mançester, kampionati humbet një nga lojtarët më të mirë në botë dhe po varfërohet gjithnjë e më shumë. Duket sikur e cilësojnë më kot si “kampionatit më i bukur në botë”.

Shumë faktorë kanë kontribuar në këtë skenar: shuma më e madhe e parave në dispozicion për (disa) klube të huaja, kriza e shkaktuar nga COVID, mungesa e pranisë së publikut në stadiume e cila ka hequr oksigjenin thelbësor nga arkat e presidentëve të klubeve italianë. Sidoqoftë, është fakt se të gjithë interpretuesit më të mirë të të gjitha roleve të sezonit të kaluar janë larguar nga Italia.

EKSODI – Telenovela “Donaruma” u bëri shoqëri tifozëve të Milanit gjatë gjithë dimrit, pastaj me Ligën e Kampioneve në xhep Xhixho përshëndeti klubin ku u rrit për t’u bashkuar me PSG që formoi një ekip ëndrrash me Mesin, Nejmarin, Ramosin dhe të tjerë. Seria A humbet pa dyshim portierin më të fortë në Evropë, ndoshta në botë, tani i destinuar të kënaqë shijen sportive të frankokatariotëve.

Blerjet e parisienëve në Itali vazhduan në katërkëndëshin milanez me lojtarin interistin Hakimi, anësori më i mirë i djathtë i kampionatit të fundit dhe ndoshta jo vetëm, por Serie A i thotë lamtumirë edhe Kristian Romeros, një nga interpretuesit më të mirë të rolit dhe surpriza e vërtetë e Atalantës së Gasperinit, nga ku argjentinasi u largua për transferuar te Totenhemi i Fabio Paratiçit.

Përfundimi i Kupës së Amerikës përkoi më pas me njoftimin e një humbjeje tjetër të rëndë për kampionatin italian. Po flasim për zbarkimin në Madrid në anën e Atletikos, të Rodrigo de Polit, të cilin Udineze e la të fluturojë në krahët e Simeones për të mbështetur ambiciet pas një sezoni fantastik prej një lojtar polivalent dhe tepër produktiv siç e dëshmuan nëntë golat dhe dhjetë asistimet.

MË TË MIRËT – Një hemorragji kampionësh që nuk kurseu pankinat, ku përfaqësuesi i eksodi ishte një nga teknikët më të mirë në qarkullim. Bëhet fjalë për Antonio Konten, i cili duke u larguar nga Interi infektoi edhe Romelu Lukakun që gjithashtu mendoi se largimi ishte zgjedhja e duhur.

Big Rom u kthye në kampionatin anglez, te Çelsi që e kishte larguar kohë më parë. Belgu braktisi Interin si kampion i Italisë dhe si qendërsulmuesi më i mirë i turneut. Si gjithë më të mirët, ai është larguar. Që nga dje, edhe më i miri, Ronaldo, është zhdukur. /Demokracia.com

Të ngjashme