Lajme
E çuditshme| Hoxha i LVV-së: Jam me amerikanët që flasin pro nesh, sepse ata i kemi aleatë
Demokracia
10:45 | 18 Shkurt 2023

Share:

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka thënë se është me gjithë amerikanët të cilët janë në anë të Kosovës.

Hoxha në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se i donë amerikanët, pasi sipas tij, ata janë aleatët e Kosovës.

“Menendes, kryetari për politikë të jashtme i Senatit amerikan tha: ” Shqetësohem kur pashë Cholletin… Lexova shkrimin e fundit dhe komentet e tij. Kjo s’është ajo që duhet të jetë politika e jashtme e SHBA-së referuar Kosovës dhe si merremi me Ballkanin Perëndimor. Neve na duhet paqe afatgjate dhe ajo s’mund të arrihet në vendime të këqija afatshkurtra”, ka thënë ai duke paralajmëruar se në Komitetin që udhëheq do të organizojë një seancë për çështjen e Ballkanit për të diskutuar për këtë çështje”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hoxhës, pa ndërhyrje:

Unë jam me gjithë amerikanët që flasin pro nesh. Dhe ata i quaj amerikanë, sepse ata i kemi aleatë.

Menendes, kryetari për politikë të jashtme i Senatit amerikan tha:

” Shqetësohem kur pashë Cholletin… Lexova shkrimin e fundit dhe komentet e tij. Kjo s’është ajo që duhet të jetë politika e jashtme e SHBA-së referuar Kosovës dhe si merremi me Ballkanin Perëndimor. Neve na duhet paqe afatgjate dhe ajo s’mund të arrihet në vendime të këqija afatshkurtra”, ka thënë ai duke paralajmëruar se në Komitetin që udhëheq do të organizojë një seancë për çështjen e Ballkanit për të diskutuar për këtë çështje.

Të ngjashme