Nëntë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë ceremonisë, anëtarët e rinj u zotuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre me ndershmëri, besnikëri, paanësi, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë.
Në mesin e tyre, ishte edhe Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje i njohur për sjelljet e tij arrogante në raport me mediat dhe sidomos për përplasjet e shpeshta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e fundit.
Më 5 qershor të vitit 2025, anëtari i deritashëm i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, do të dalë në pension, pasi që do të arrijë moshën 65 vjeçare, pra pas një muaji. Këto të dhëna për datëlindjen e tij janë të publikuara në faqen e KQZ-së.
Ligji i Punës në Kosovë, në nenin 67, parasheh kufizimin e marrëdhënies së punës, e cila duhet të ndërpritet kur i punësuari e mbush moshën e pensionimit, prej 65 vjeç.
Sipas Kushtetutës, KQZ-ja është organ i përhershëm dhe puna e këtij instituicioni është e organizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm gjatë zgjedhjeve.
Kjo do të thotë se 11 anëtarët e KQZ-së që emërohen nga Presidenti i Republikës nuk janë anëtar të ngjashëm me anëtarët e bordeve të Agjencioneve tjera shtetërore që themelohen nga Kuvendi dhe që puna e tyre është e organizuar me orar të pjesshëm.
Sami Kurteshi në prag të pensionimit, s’ka të drejtë të riemërohet anëtar i KQZ-së
Prej disa ditësh, presidentja Osmani ka nisur procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së
Sipas ligjit për zgjedhjet, Presidenti i Kosovës bazuar në rezultatet që kanë dalur nga zgjedhjet e përgjithshme, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend, u kërkon grupeve parlamentare/subjekteve politike që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtar të KQZ.
Sipas të njëjtit ligj, grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej shtatë (7) ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga Presidenti bëhet brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve.
Kurteshi, në jo pak raste ka arritur të bëhet lajm për të keq, për shkak të sulmeve verbale ndaj mediave dhe përplasjeve të shpeshta gjatë numërimit të votave në QNR-në e KQZ-së.