Lajme
Deputeti i pushtetit Burim Meta e pranon që nuk po punon asgjë, fajëson opozitën
Demokracia
18:11 | 30 Dhjetor 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, por që vjen nga radhët e Listës GUXO, Burim Meta, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, teksa po bënin flisnin me humor, së bashku me të ftuarit e tjerë në opozitë, ka thënë se gjatë qëndrimit në pushtet ka shtuar peshë, duke lënë në faj opozitën, se janë jashtë funksionit.

“Unë tashmi kam shtu pak peshë në pozitë, meqenëse opozita është jashtëzakonisht jofunksionale dhe neve po na e jep komoditetin. Ndoshta këta opozita janë mësu gjatë në pushtet, dhe nuk po dijnë të bëjnë opozitarizëm.” Ka thënë Meta.

Natyra e bisedës ndërmjet Metës dhe deputetëve të tjerë ka qenë argëtuese.

Të ngjashme