Sport
E bujshme nga Italia, Mourinho do të marrë në drejtim kombëtaren e Portugalisë
Demokracia
14:58 | 22 Shtator 2022

Share:

Jose Mourinho po kalon një periudhë me ulje-ngritje te Roma.

Tekniku 59-vjeçar nuk dihet nëse do të rrijë për një kohë të gjatë me kryeqytetasit italianë dhe duket se ai është gati të marri në drejtim një kombëtare.

Bëhet fjalë për Portugalinë. Siç raporton “Corriere dello Sport”, Mourinho mund të vihet në krye të kombëtares luzitane pas Kupës së Botës.

Nuk dihet ende nëse Fernando Santos do të vazhdojë të jetë ende pjesë e Portugalisë pas Botërorit të Katarit dhe është e mundur që “Speciali” ta marrë këtë detyrë. /Demokracia.com

Të ngjashme