Lajme
E braktisi LDK-në, Shpejtim Bulliqi tash edhe lulet i mbjell në formë “V”-je si Vetëvendosje
Demokracia
14:15 | 03 Qershor 2022

Share:

Shpejtim Bulliqi njihet deri vonë si militant i LDK-së, por aq shumë është tjetërsuar tani, saqë Komuna e Podujevës edhe lulet i ka mbjellë në formë të V-së së Vetëvendosjes.

Qytetarët e Podujevës i kanë dërguar disa fotografi në adresë të redaksisë së Demokracia.com, ku shihet mbjellja e luleve në formë V-je.

Ndaj këtij politizimi të parqeve të pakta të Podujevës ka reaguar edhe asamblisti i LDK-së, Ekrem Rrahmani.

“E pabesueshme eshte deri ku mundet me shku budallakia e njerzve.

Dikush duhet me dhene llogari qysh komuna e Podujeves, taksat e qytetareve, projektet e komunes po perdoren per promovim te partise!”, ka shkruar ai, përcjell Demokracia.com.

Kryetari aktual i Podujevës deri vonë ishte pjesë e LDK-së, por ai ishte larguar nga ky subjekt politik pasi që kishte mospajtime rreth demarkimit të kufirit me Malin e Zi. /Demokracia.com/

Të ngjashme