Napolit i ka takuar derbi i javës së 18-të në Serie A kundër Milanit.
Skuadra nga Napoli fitoi ndaj Milanit me rezultat minimal 0-1 në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.
Mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u vlerësua lart në fushë me notën 7.7, duke qenë thjesht i pakalueshëm.
Falë kësaj superparaqitjeje në këtë takim, Rrahmani arriti të hyjë në formacionin më të mirë të javës për xhiron e 18-të në Serie A.
Në këtë formacion futbollisti më i vlerësuar doli të jetë Hakan Çalhanoglu, që mori notën 9.7. /Demokracia.com/