Lajme
E bëri ‘share’ një postim ku kritikohej Kurti, Dehari: Kërkoj ndjesë, mendova se kam shpërndarë një film për të zhdukurit
Demokracia
14:59 | 16 Shtator 2023

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari sot gjatë ditës kishte shpërndarë një postim të një qytetari i cili kritikonte kryeministrin Kurti.

E për këtë shkruan mediat, ku me t’i parë ato Dehari ka kërkur falje për lëshimin e tij, duke u shprehur se e ka shpërndar gabimisht.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Kërkoj ndjesë për shqetësimin e shkaktuar sot paradite nga një shpërndarje e gabuar e një postimi. Këtë gabim e kam bërë duke dashur ta shpërndaj një postim për filmin “Ninullë”, që u kushtohet të zhdukurve.

Kërkoj mirëkuptimin e mediave dhe lus që lajmet për të të shlyhen.

Faleminderit për mirëkuptim!

Të ngjashme