Lajme
E befasishme: Ja kush e informoi presidentin ukrainas se Rusia ka dërguar skuadër për vrasjen e tij
Demokracia
20:47 | 02 Mars 2022

Share:

Agjentët e pakënaqur të Shërbimit Informativ Rus raportohet se e kanë informuar Ukrainën për një skuadër sulmuese të përbërë nga çeçenët e dërguar veçanërisht për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky.

Kjo është bërë e ditur nga sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, i cili tha se njësiti që u dërgua për ta vrarë presidentin, është eliminuar, përcjell Demokracia.com.

“Informacionin e kemi marrë nga përfaqësuesit e Shërbimit Informativ Rus. Ne jemi të vetëdijshëm për operacionin special që do të kryhej nga njësia e forcave Kadyrov,” tha Danilov.

Të mërkurën në mëngjes, Ramzan Kadryov, lideri i Çeçenisë tha se disa çeçenë janë vrarë në pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Njësia u dërgua në Ukrainë nga Kadyrov, i cili është një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin, përcjell Demokracia.com.

Që prej kur nisi pushtimi me 24 shkurt, ka pasur një frikë të madhe për vrasjen e presidentit Zelensky nga forcat ruse. Ai vet kishte deklaruar se është targeti numër një i vrasësve të Kremlinit.

“Unë jam targeti numër një, gruaja ime dhe fëmijët e mi janë targeti numër dy”, kishte thënë ai.

Megjithatë, pavarësisht nga kërcënimi për jetën e tij, ai ka vazhduar të projektojë sfida përballë rrezikut dhe u bë fytyra e rezistencës së Ukrainës.

Zelensky ka refuzuar të largohet nga Ukraina, duke iu bashkuar ushtrisë së këtij vendi në luftën kundër Rusisë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme