Sport
E ardhmja e Benzemas ende e paqartë, Lukaku përfundon në listën e dëshirave të Real Madridit
Demokracia
09:59 | 04 Qershor 2023

Share:

Karim Benzema vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Real Madridi apo do të largohet gjatë kësaj vere.

Los Blancos janë ende në pritje të vendimit të francezit nëse do t’i bashkohet skuadrës arabe Al-Ittihad.

Klubi arab i ka bërë ofertë prej 200 milionë eurove në sezon dhe Benzema është duke e shqyrtuar atë.

Nga ana tjetër Real Madridi po shikon një pasardhës të tij dhe tanimë në listën e dëshirave është Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg është i huazuar te Interi, por do të rikthehet te Chelsea pas përfundimit të sezonit.

Gjiganti madrilen është gati të shpenzojë deri në 60 milionë euro për transferimin e Lukakut në Santiago Bernabeu.

Gjithsesi përveç Lukakut janë edhe disa emra të tjerë në listën e madrilenëve, por Lukaku mbetet i preferuari i Carlo Ancelottit. /Telegrafi/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024