Sport
E ardhmja e Bajramit te Shqipëria në dyshim, CAS do të vendosë me 31 gusht
Demokracia
09:06 | 25 Gusht 2021

Share:

Federata Shqiptare e Futbollit  është ballafaquar dje me FIFA-n në CAS për çështjen “Bajrami”.

Kërkesa e lojtarit për të luajtur me Shqipërinë, pasi ka qenë pjesë e grup-moshave të Zvicrës deri në ekipin U-21, qeveria botërore e futbollit iu përgjigj dy herë në mënyrë negative.

Për këtë, FSHF-ja i shkoi deri në shkallën e fundit të gjykimit sportiv, teksa dje në Lozanë është zhvilluar seanca dëgjimore. Gazeta ka mësuar se në selinë e futbollit në vendin tonë, ky ballafaqim ka lënë shije pozitive.

Gazeta “Panorama Sport” ka arritur të mësojë nga burime pranë qeverisë së futbollit se përgjigjja do të jepet deri më 31 gusht.

Në përfundim të ballafaqimit të djeshëm, trupa e gjyqtarëve në CAS është tërhequr për të marrë një vendim dhe kanë lënë si afat një javë kohë si të nevojshme për të artikuluar edhe përgjigjen nëse do të pranohet apo jo kërkesëpadia e ngritur nga FSHF përballë FIFA-s. /Demokracia.com

Të ngjashme