Sport
E ardhmja e Andi Zeqirit ende e paqartë, Baseli nuk ka vendosur nëse do ta blej përfundimisht nga Brightoni
Demokracia
16:03 | 13 Maj 2023

Share:

Andi Zeqiri është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë te skuadra zvicerane Basel ku është i huazuar nga Brighton.

Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane nuk kishte hapësira te anglezët dhe Brighton e huazoi te Baseli që po bën shumë mirë edhe në Ligën e Konferencës.

Në 45 ndeshje zyrtare, Zeqiri ka realizuar 16 gola në të gjitha garat dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Por e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë, pasi lojtari ka kontratë deri në verën e vitit 2024 me Brighotnin dhe Baseli ende nuk ka vendosur për blerjen përfundimtare të tij.

23-vjeçari dëshiron të qëndroj te Baseli, por klubi do të duhet të marrë një vendim para ndeshjes së fundit këtë edicion.

Megjithatë mediat zvicerane kanë raportuar se për lojtarin interesim kanë shprehur edhe disa skuadra gjermane ku Zeqiri kishte kaluar një vit i huazuar te Augsburgu.

Brighton synon të fitoj rreth dy milionë euro nga shitja e ferizajasit, pasi qëndrimi te skuadra angleze duket shumë i vështirë.

Kujtojmë që Andi Zeqiri është pjesëtar i Përfaqësueses A të Zvicrës.

Të ngjashme