Auto&Tech
Dyson prezanton kufjet e pastrimit të ajrit – kanë çmim prej 949 dollarëve
Demokracia
17:25 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Dyson ka lëshuar detaje shtesë për kufjet e pastrimit të ajrit Dyson Zone. Në një ueb-faqe të re të dedikuar për kufjet të cilat nuk janë lansuar ende, Dyson ka lansuar edhe specifikat e plota, së bashku me datën e lansimit dhe çmimin prej 897 eurove (949 dollarëve).

Kufjet Dyson Zone mbështesin lidhjen Bluetooth 5.0, kanë vrimën audio 3.5mm dhe portin USB-C për rimbushje. Dyson pretendon se kufjet në fjalë mund të arrijnë deri në 50 orë punë me një mbushje kur operojnë vetëm me audio, e cila reduktohet në maksimumin e 4 orëve kur kombinohet me pastrimin e ajrit dhe audion.

Dyson nuk specifikon nëse këto kohë operimi janë me ANC të aktivizuar. Kufjet funksionojnë me wireless teknologji dhe kanë një bateri litium-jon 2,600 mAh, me Dyson që pretendon se pajisja mund të karikohet plotësisht në tre orë, shkruan The Verge

Ilustrim i përmasave të kufjeve Dyson Zone

Këto kufje janë të pajisura me 11 mikrofona, tetë prej të cilëve përdoren nga sistemi i avancuar i anulimit të zhurmës (ANC) të pajisjes. Dyson pretendon se këta mikrofona mund të monitorojnë tingujt përreth 384,000 herë në sekondë, duke reduktuar zhurmën e sfondit deri në 38dB.

Lidhur me filtrimin e ajrit, Dyson pretendon se një kombinim i filtrave elektrostatikë brenda Dyson Zone mund të kapë deri në 99 për qind të ndotjes së grimcave (të vogla sa 0,1 mikron), dhe filtrat e karbonit synojnë gazrat që lidhen me ndotjen e qytetit, si dioksidi i azotit dhe squfuri dioksidit, transmeton Telegrafi..

Tre versione të kufjeve Dyson Zone në nuanca të ndryshme blu metalike

Këto filtra kanë jetëgjatësi prej 12 muajve dhe nuk janë të ripërdorshme. Dyson nuk ka bërë pretendime mbi atë se nëse Dyson Zone mund të përdoret për të parandaluar Covid-19.

Sistemi i filtrimit të ajrit vepron si një maskë në atë që nuk formon një vulë të ngushtë rreth fytyrës dhe mund të shkëputet nga kufjet, duke u futur në vend duke përdorur një seri magnetësh.

Të ngjashme
Auto&Tech • 22 Prill 2024