Lajme
Dyshoi se i kishte vjedhur brenda restoranit, gjakovari e rrah kuzhinieren
Demokracia
09:59 | 25 Shkurt 2021

Share:

Një femër ka raportuar se është rrahur nga shefi i saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë është raportuar për një “lëndim të lehtë”, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit, ka qenë një femër e cila ka raportuar në stacionin policor se është rrahur nga shefi i saj, pronar i restorantit në të cilën ajo punonte kuzhiniere.

“Arsyeja e sulmit është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe me konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Demokracia.com/

Të ngjashme