Sport
Dyshoi në topat e vazos së shortit, merret ky vendim për drejtorin sportiv të Dritës
Demokracia
14:25 | 07 Prill 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka shqiptuar masën disiplinore “Vërejtje e Fundit” ndaj drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi.

Sipas njoftimit, Zymberi preku topat e vazos së shortit të Kupës së Kosovës për fazën gjysmëfinale, duke shprehur mos besim në Komisionin e Garave në prezencë të përfaqësuesve të klubeve, gazetarëve dhe kamerave televizive, shkruan Demokracia.com.

“Drejtori sportiv ibFC ”Drita” Valon Zymberi. Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore kishte ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes me fjalët ”Ju po vini me misione të caktuar për ta dëmtuar Dritën”. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Drita . Po ashtu drejtori sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi me rastin e hedhjes së shortit për gjysëmfinalen e Kupës së Kosovës, kishte ofenduar Komisionin e Garave duke i verifikuar (prekur me dorë) topat pasi ishin vendosur në vazo, me çka kishte shprehur mos besim në Komisionin e Garave në prezencë të përfaqësuesve të klubeve, gazetarëve dhe kamerave televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen zyrtare të FFK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024