Lajme
Dyshohet se vodhi paratë e bamirësisë në një barnatore në Rahovec, Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi
Demokracia
15:54 | 01 Korrik 2024

Share:

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar në Rahovec.

Në një komunikatë për media, Policia ka publikuar fotografitë e personit të kërkuar, teksa ka bërë me dije se i njëjti dyshohet se më 30 mars të këtij viti ka vjedhur një kuti qelqi me para të destinuara për bamirësi në një barnatore.

“Me datën 30.03.2024, në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar rasti i vjedhjes së një kutie qelqi me para të destinuara për bamirësi, në një barnatore në qytetin e Rahovecit. Policia menjëherë ka filluar me veprime hetimore, me ç’rast edhe janë siguruar fotografi të personit të dyshuar. Deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tij, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore.

Andaj, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët: kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme