Lajme
Dyshohet se një e mitur në Gjakovë është dhunuar nga disa persona
Demokracia
17:07 | 14 Tetor 2023

Share:

Një vajzë e mitur dyshohet se është abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në Gjakovë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se viktima ka raportuar se është dhunuar në lokacione të ndryshme.

Tutje, bëhet e ditur se janë arrestuar një burrë dhe një grua pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rast.

“Me datën 13.10.2023 rreth orës 09:00 viktima, femër (fëmijë), gjatë dëgjimit policor në prezencën e akterëve të nevojshëm ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të moshës madhore, mbi dyshimin se janë të përfshirë në rast. Veprimet e nevojshme hetimore janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe “Dhunim””, deklaroi Elezaj.

Të ngjashme