Një person ka rënë gjatë ditës së shtunë nga një objekt në Fushë Kosovë, ku si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se një person është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë, një person (mashkull), ka pësuar lëndime trupore, i njëjti dyshohet se ka rënë prej një objekti. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, ka thënë Ahmeti./Demokracia.com/