Lajme
Dyshohet se nisi qëllimshëm| Detaje nga zjarri i madh që ka shpërthyer në Suharekë
Demokracia
21:42 | 18 Mars 2022

Share:

Një zjarr i madh ka shpërthyer para pak minutash në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës.

Burime të Demokracia.com nga vendi i ngjarjes, bëjnë të ditur se zjarri ka shpërthyer afër fshatit Grejkoc.

Këto burime kanë konfirmuar që dyshohet se zjarri është vënë qëllimshëm dhe era po e vështirëson shuarjen e tij.

Në vendin e ngjarjes, ndodhet edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Më poshtë, video e siguruar nga Demokracia.com rreth këtij incidenti./Demokracia.com/

Të ngjashme