Lajme
Dyshohet se është vetëvrarë një 38-vjeçar në Skenderaj
Demokracia
15:37 | 01 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Një 38-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje në banesën e tij.

Demokracia.com merr vesh se një 38-vjeçar nga Skenderaj dyshohet se ka bërë vetëvrasje në banesën e tij duke u varur në litar.

Lajmin për Demokracia.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Dje në orët e pasdites është raportuar se është gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë shkurt Zahiti për Demokracia.com.

Ai ka thënë se për momentin nuk dihen shkaqet dhe se janë në pritje te ekzaminimit dhe raportit të IML-së për të kuptuar më gjerësisht rreth këtij rasti. /Demokracia.com/

Të ngjashme