Lajme
Dyshohet se edhe një gjeneral rus është vrarë nga ukrainasit, i nënti që kur filloi pushtimi i Ukrainës
Demokracia
12:12 | 10 Prill 2022

Share:

Raportohet se edhe një gjeneral rus ka humbur jetën gjatë luftimeve të ashpra me ukrainasit, që assesi nuk e kanë ndërmend të lejojnë ushtrinë e Vladimir Putinit t’i pushtojë.

Bëhet fjalë për Alexander Bespalov, komandant i regjimentit të 59-të të tankeve, që u vra gjatë betejës nga mbrojtja ukrainase.

Me Bespalovin, po bëhen nëntë zyrtarë të lartë ushtarakë që presidenti rus Vladimir Putin po i humb nga fillimi i pushtimit të Ukrainës – pra nga 24 shkurti e deri më sot.

Funerali i Bespalovit është mbajtur të premten në qytetin rus Ozersk, raportojnë mediat lokale, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka vlerësuar se Rusia ka humbur mbi 19 mijë ushtarë në Ukrainë.

Të ngjashme