Lajme
Dyshohet se dhunoi një shtetase të huaj, arrestohet burri nga Drenasi
Demokracia
09:10 | 17 Gusht 2022

Share:

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ka arrestuar një burrë nga Drenasi.

I njëjti dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka dhunuar një shtetase të huaj.

Sipas raportit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Lidhur me rastin me date 16.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër shtetase e huaj. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme