Lajme
Dyshohet se dhjetë persona kanë vdekur shkaku i një orteku në Austri
Demokracia
20:37 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e një orteku në një resort të skive në Austri, njoftoi Agjencia Austriake e Shtypit (APA), duke shtuar se një person ishte shpëtuar.

Orteku ka ndodhur rreth orës 15:00 gjersa disa helikopterë dhe ekipet të kërkimit po vazhdojnë punën e tyre në terren.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar entuziastët e sporteve dimërore”, njoftuan zyrtarët e qytetit të Lech-it.

Lech/Zuers e sheh veten si “një nga zonat më të mira të skive në botë” dhe pjesë e djepit të alpeve.

Faqja e resortit tha se zona e skive ishte e mbyllur që nga ora 17:00 të dielën dhe se do të ketë përditësime të informatave gjatë ditës së hënë.

Reuters nuk ka mundur të kontaktojë ndonjë zëdhënës të resortit për të marrë informacione të tjera.

Të ngjashme