Lajme
Dyshohet për sulm terrorist me tre të vrarë dhe katër të lënduar në Izrael
Demokracia
23:02 | 05 Maj 2022

Share:

Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një qytet pranë Tel Avivit, sipas autoriteteve izraelite.

Dy nga të plagosurit, një 60-vjeçar dhe një 35-vjeçar, janë në gjendje të rëndë, thanë shërbimet e urgjencës.

Ministria e Jashtme e vendit e përshkroi incidentin si një “sulm terrorist vdekjeprurës”.

Policia tha se besonte se sulmuesi i dyshuar kishte ikur me një automjet.

Forcat e sigurisë kanë ngritur postblloqe në zonën përreth incidentit, i cili ndodhi në qytetin qendror të Eladit, teksa reaguesit e parë të “United Hatzalah” thanë se po trajtonin njerëzit në vendngjarje.

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi sulmin si “shumë serioz”.

“U dërgoj ngushëllimet e mia familjeve të të vrarëve, lutem për paqen e të plagosurve dhe forcoj duart e forcave të sigurisë që aktualisht punojnë në terren kundër terroristëve”, tha ai.

Sulmi u krye ndërsa vendi festonte Ditën e Pavarësisë.

“Njëri me armë, tjetri më sëpatë”| Vdesin 3 persona pas sulmeve në qendër të Izraelit

 

Të ngjashme