Një person është arrestuar mbrëmë në Pejë, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, që ka të bëjë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës të mbajtura në muajin shkurt 2021.
Në raportin 24-orësh thuhet se njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, kanë gjetur dhe sekuestruar dy telefona, një pistoletë të shenjëtarisë me leje me dy karikatorë me 18 fishekë dhe një brisk ngjyrë ushtarake, shkruan Demokracia.com
“PJESËMARRJA OSE ORGANIZIMI I GRUPIT KRIMINAL TË ORGANIZUAR- Pejë. 03.02.2021-18:00. Me datën 16.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se, i njëjti kishte kryer veprën e cekur, që ka të bëjë me “zgjedhjet e parakohshme parlamentare” për Kuvendin e R. Kosovës të mbajtura në muajin Shkurt-2021. Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, kanë gjetur dhe sekuestruar: dy telefona, një pistoletë të shenjëtarisë me leje me dy karikatorë me 18 fishekë dhe një brisk ngjyrë ushtarake”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje. /Demokracia.com/