Lajme
Dyshohet për katër të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
Demokracia
15:31 | 12 Korrik 2021

Share:

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident, i cili ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, mes dy kamionëve dhe një veture.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy kamiona transportues dhe një veturë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendngjarje për tu marrë me rastin si dhe për të hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksidenti”, tha Kelani.

Ai tha më tej se si pasojë e aksidentit, nga informacionet e para dyshohet për katër persona të lënduar, ku për shkallën e lëndimeve priten konfirmime zyrtare nga mjekët kompetentë./Demokracia.com/

Të ngjashme