Ndeshjet e xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës vazhdojnë mbrëmjen e sotme.
Vëmendja natyrisht se do të jetë te skuadrat ku aktivizohen futbollistët shqiptarë, shkruan Demokracia.com.
Amir Rrahmani me bashkëlojtarë do të kërkojnë fitoren ndaj Legia Varshavës së Lirim Kastratit në udhëtim.
Dy futbollistët e Kombëtares së Kosovës pritet të jenë titullar për skuadrat e tyre në këtë duel. Amir Rrahmani pritet të startojë për Napolin, ndërkaq në anën tjetër edhe Lirim Kastrati pritet të jetë titullar.
Përpos Rrahmanit dhe Kastratit, edhe një tjetër futbollist shqiptar do të jetë “armë” shtesë për Legian e Varshavës. Bëhet fjalë për talentin e Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçin.
Ndeshja ndërmjet Legia Varshavës dhe Napolit është në kuadër të Grupit C dhe fillon nga ora 18:45.
Formacionet e mundshme:
Legia: Miszta; Jedrzejczyk, Wieteska, Rose; Johansson, Ciepela, Slisz, Ribeiro; Kastrati, Emreli, Muçi
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Juan Jesus; Demme, Anguissa; Politano, Zielinski, Elmas; Petagna. /Demokracia.com