Sport
Dyshja e ardhur këtë merkato te Barcelona mund të largohen nëse nuk regjistrohen para të shtunës
Demokracia
16:14 | 10 Gusht 2022

Share:

Andreas Christensen dhe Franck Kessie mund të largohen nga Barcelona ende pa e zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me klubin, raporton ESPN, transmeton Demokracia.com.

Christensen dhe Kessie u transferuan te Barcelona në këtë afat kalimtar të verës, por mund të largohen nëse nuk regjistrohen si futbollist të “katalunasve” deri të shtunën.

Sipas raportimit të ESPN, klubi katalunas është i shqetësuar rreth kësaj çështjeje.

Barcelona po përballet me disa problem për shkak të financave, duke rrezikuar të mos mund të regjistrojë disa futbollistë para fillimit të La Ligës.

Barcelona ishte ndër klubet më aktive në merkaton e verës duke transferuar disa emra të njohur, përfshirë Robert Lewandowskin./Demokracia.com/

Të ngjashme