Lajme
Dyshimet për neglizhencë nga ana e policëve për rastin e 35-vjeçares, IPK nis hetimet
Demokracia
16:11 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Inspektorati Policorë i Kosovës ka konfirmuar se ka angazhuar dy grupe hetimore për të hetuar nëse ka pasur lëshime nga zyrtarët policor për trajtimin e rastit të vrasjes së Hamide Magushit, gruaja shtatzënë që u vra mizorisht në oborr të QKUK-së nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar filluar një hetim paraprak dhe ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy nga  departamentet operative  të IPK-së (Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve) të cilët janë angazhuar në grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve policorë në trajtimin e rasteve që lidhen me incidentin në fjalë”, ka thënë Arbër Beka, zëdhënësi i IPK-së.

Një hetim të tillë kishte kërkuar, ministri i mbrojtjes Xhelal Sveçla i cili ka paralajmëruar se sapo të ketë një raport zyrtar do të ketë shkarkime./Demokracia.com/

 

Të ngjashme