Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se sot do të mbaj konferencë për medie, pas dyshimit për helmim të qindra qytetarëve në këtë komunë, nga uji i pijës.
Ramosaj ka njoftuar se konferenca do të mbahet në ora 14:00, përcjell Demorkacia.com.
Kujtojmë se sot, KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se janë në pritje të rezultateve pas dërgimit të mostrave të ujit për analiza.
KRU “Hidrodrini” ka theksuar se deri në arritjen e rezultateve konsumatorët e fshatrave mos ta përdorin ujin për pije.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike , ju njoftoj se, për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve të komunës sonë, sot, në ora 14:00 do të mbajë konferencë për media, në objektin e komunës.
Gjithë të interesuarit rreth kësaj teme, jeni të ftuar të jeni pjesë e kësaj konference! /Demokracia.com/
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4958311670852283&id=1891305244219623