Lajme
Dyshime për zjarre të qëllimshme, Komuna e Skenderajt me thirrje për qytetarët
Demokracia
18:44 | 01 Korrik 2024

Share:

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve atje kanë shpërthyer një numër i zjarreve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ka dyshime që zjarret janë të qëllimshme nga njerëzit.

“Marrë parasysh temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve dhe mungesës së kujdesit të nevojshëm nga njeriu, janë shpeshtuar rastet e zjarreve në komunën tonë, gjendje kjo që po rrezikon shëndetin publik, faunën dhe ambientin”.

“Ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit janë duke bërë të pamundurën, me gjithë rrezikun për jetë, të shuajnë zjarret dhe të ruajnë pasurinë publike dhe private. Komuna e Skenderajt u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdesin e shtuar që mos t’u vënë flakën tokave bujqësore, ngase ka dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme