Sport
Dybala prezantohet te Roma, zbulon se kush e bindi t’i bashkohet “Giallorossit”
Demokracia
17:36 | 26 Korrik 2022

Share:

Paulo Dybala është prezantuar tashmë zyrtarisht me median si një lojtar i Romës dhe përpara se të shfaqet para tifozëve verdhekuq në mbrëmje i është përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me skuadrën e tij të re.

Por edhe mardhëniet me Interin, që e braktisi kur dukej një transferim i kryer edhe me Juventusin, skuadër që nëse do t’i shënojë, argjentinasi e ka bërë të qartë se “nuk do të festojë”.

Asnjë mëri me Marottan, që në një pikë të bisedimeve e konsideroi të panevojshëm për Interin.

“A ndihem i tradhëtuar? Jo, fare. Që kur përfundoi kontrata me Juven menaxherët e mi kanë folur me shumë skuadra. Unë kam një raport shumë të mirë prej kohësh me Marottan, shumë skuadra u afruan, pastaj erdhi Tiago Pinto në Torino e gjërat ndryshuan – tha argjentinasi që u vu menjëherë në dispozicion të Mourinhos, telefonata e të cilit e bindi të transferohet në Romë.

“Për çështje taktike, mendoj se është punë e trajnerit”./Demokracia.com/

Të ngjashme