Sport
Dy vjet nga vdekja tragjike e legjendës së basketbollit e cila e bëri botë me lot
Demokracia
10:38 | 26 Janar 2022

Share:

Saktësisht në këtë ditë të 26 janar 2020, vdiq Kobe Bryant, një nga basketbollistët më të mëdhenj në histori.

Basketbollisti legjendar humbi jetën në një aksident me helikopter, ku me të ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare Xijana, si dhe shtatë persona të tjerë, transmeton Demokracia.com.

Helikopteri i Kobe Bryant u rrëzua pranë Calabasas, kur goditi një kodër për shkak të dukshmërisë së dobët dhe kushteve të vështira të fluturimit.

Bryant, i mbiquajtur “Black Mamba”, ka lindur në vitin 1978 dhe nga viti 1996 deri në 2016 ka luajtur për Los Angeles Lakers, me të cilët fitoi pesë tituj të NBA.

Ai e kaloi të gjithë karrierën e tij me Lakers, të cilët kishin veshur fanellat 8 dhe 24 që kishte veshur Bryant. Ai ishte dy herë lojtari më i mirë në finalet e NBA League, një herë MVP i sezonit të rregullt dhe 18 herë mori pjesë në lojën e yjeve, fitoi garën e dunk-ut dhe ishte golashënuesi më i mirë i ligës në dy raste.

Me kombëtaren amerikane, ai fitoi dy medalje të arta në Lojërat Olimpike në Pekin në 2008 dhe Londër në 2012. /Demokracia.com

Të ngjashme