Lajme
Dy vite nga raportimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë
Demokracia
12:05 | 13 Mars 2022

Share:

Një 20 vjeçare me shtetësi italiane dhe një shtetas i Kosovës ishin dy rastet e para të infektimit me COVID-19, dy vite më parë. 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar se janë duke punuar pa ndërprerë deri në përfundimin final të pandemisë, shkruan Demokracia.com.

“Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor! Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje: Mbulo gojën dhe hundën me maskë!  Mbaj higjienën! Respekto distancën! Vaksinohu!”, thuhet në njoftim.

Megjithatë që nga fillimi i vaksinimit anti-covid janë dhënë 1 milionë e 817 mijë e 255 qytetarë. Kurse me dozën e dytë janë imunizuar 818 mijë e 255 qytetarë, ndërsa me dozën e tretë dhe atë përforcuese janë vaksinuar 98 mijë e 577 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

Dy vjet më parë u raportuan rastet e para me COVID-19 edhe në vendin tonë!

Ekipet e IKSHPK po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë!

Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!

Mbaj higjienën!

Respekto distancën!

VAKSINOHU! /Demokracia.com/

Të ngjashme