Lajme
Dy vëllezër në paraburgim, mashtruan qytetarë për viza
Demokracia
23:34 | 12 Maj 2022

Share:

Një person ka rënë në pranga, meqë dyshohet se para dy vitesh ka mashtruar disa persona duke i marrë shuma të majme parash për t’i rregulluar viza pune për në shtetet evropiane.

I arrestuari i së mërkurës dyshohet se bashkë me vëllain e tij për disa muaj rresht ishin pronarë të zyrës “IBEA” me lokacion në rrugën “Mujë Krasniqi”. Përmes saj ata dyshohet se ranë në kontakt me viktimat të cilët i mashtruan.

Në të gjitha rastet, dy vëllezërit problematikë përdorën identitete të tjera. Me t’i marrë paratë të dyshuarit mbyllën zyrën derisa e bllokuan edhe numrin me të cilin kontaktuan me tashmë të dëmtuarit.

Kështu vepruan edhe në një rast tjetër ku u sollën kinse janë zyrtarë ministrie.

Të ngjashme