Dy persona nga Graçanica, vëllezër mes veti janë shoqëruar në polici pasi që në gjendje të dehur janë përleshur.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se si pasojë e përleshjes fizike të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor
“DHUNË NË FAMILJE/ Graqanicë 23.09.2022 – 03:20. Janë shoqëruar në polici dy të dyshuar meshkuj kosovarë, vëllezër mes veti, pasi të njëjtit në gjendje të dehur ishin përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes fizike të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/