Lifestyle
Dy ushqimet që Mbretëresha Elizabeth nuk i ha kurrë kur udhëton jashtë vendit
Demokracia
11:44 | 15 Nëntor 2021

Share:

Mbretëresha Elizabeth ka udhëtuar gjerësisht nëpër botë gjatë vizitave shtetërore gjatë mbretërimit të saj 69-vjeçar.

Së fundmi, u zbulua se Kanadaja ka qenë një nga vendet më të njohura që ajo ka vizituar, duke grumbulluar 22 vizita gjatë viteve.

Në vizitat e saj shtetërore, asaj shpesh i serviren ushqime të mrekullueshme për të prekur kuzhinat lokale të ndryshme.

Një ish-kuzhinier privat ka zbuluar disa nga gjërat që mbretëresha nuk do të hajë kur është jashtë vendit.

Ai i tha: “Mbretëresha nuk do të kishte kurrë hudhër në menu. Ajo e urrente aromën e saj, urrente shijen e saj.”

Mirëpo, ky nuk është i vetmi ushqim që ajo shmang jashtë vendit, pasi i shmang edhe butakeve kur ha në një vend të huaj.

Në fakt e gjithë familja mbretërore është e ndaluar t’i hajë ata. Sipas BBC, vendimi është për shkak të mundësisë së helmimit nga ushqimi./abcnews.al

Të ngjashme
Lifestyle • 25 Qershor 2024