Lajme
“Dy tre minuta a i ki kohë me folë me Radojiçiqin” – PSD me aksion para Kuvendit të Kosovës
Demokracia
10:44 | 13 Korrik 2023

Share:

Aktivistët e PSD-së, kanë mbajtur një aksion para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, pas publikimi të incizimeve Mimoza-Sllavko dhe koordinimit të VV-së me Listën Serbe.

Në këtë aksion, aktivistët e PSD-së, janë parë me një telefon në duar dhe duke kërkuar nga deputetët e Vetëvendosjes që të përgjigjen.

“Dy tre minuta a i ki kohë me Radojiçin, me të folni pak” – dëgjohet në një video aktivisti Nol Nushi.

Në këto pamje shihen se deputetët e VV-së i ikin nga kërkesa e aktivistëve të PSD-së.

“Deputet një telefonat për ju, i nderum. Alo” – thuhet në një video tjetër.

Kujtojmë se ky aksion po bëhet pasi shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e pranoi që ka biseduar me Millan Radojiçiqin vetëm pas publikimi të audio-incizimeve nga Nacionale, por edhe për koordinimin mes tyre për disa ligje të rëndësishme në vend.

Të ngjashme