Sport
Dy trajnerë dhe një futbollist i Llapit në procedurë disiplinore
Demokracia
15:44 | 15 Mars 2022

Share:

Është inicuar procedurë disiplinore ndaj dy ndihmëstrajnerëve dhe një futbollisti të Llapit nga Komisioni i Garave të FFK-së.

Bekim Mulliqi dhe Sunaj Keqi, dy ndihmëstrajnerët e Llapit ofenduan dhe kërcënuan gjyqtarin kryesor të ndeshjes kundër Gjilanit të zhvilluar të dielën e kaluar, raporton Demokracia.com.

Dy protagonistët u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari, Gramoz Shala.

“Inicim disiplinor ndaj: Ndihmëstrajnerit të FC”Llapi” Bekim Mulliqi, nr ID.011415M71. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes ofendon dhe kërcnon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani –Llapi”.

“Inicim disiplinor ndaj: Ndihmëstrajnerit të FC ”Llapi” Sunaj Keqi, nr ID.001911M67. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

Në procedurë disiplinore ka përfunduar edhe sulmuesi Brazilian, Francisko Israel Rivera Davalos. Ky i fundit në minutën e 79-të kundër Gjilani humb duelin me lojtarin kundërshtar dhe nga prapa e shkelmon atë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt.

“Inicim disiplinor ndaj: Lojtarit të FC ”Llapi” me nr fanelle 31, Francisko Israel Rivera Davalos dhe nr ID.024460M94. MOTIVI: Në minutën e 79-të humb duelin me lojtarin kundërshtar dhe nga prapa shkelmon lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Llapi”, thuhet në njoftimin e FFK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme