Sport
Dy tifozë të Liverpoolit kanë bërë vetëvrasje pasi skenat nga Parisi u kujtuan tragjedinë e Hillsboroughut
Demokracia
10:32 | 29 Shtator 2022

Share:

Dy tifozë të Liverpoolit, të cilët i mbijetuan tragjedisë në “Hillsborough” në vitin 1989, u vetëvranë për shkak të, siç shpjegohet, traumës që kaluan pasi panë skena nga finalja e fundit e Ligës së Kampionëve në Paris, transmeton Demokracia.com.

Turma, konfrontimi mes tifozëve dhe policisë, gazi lotsjellës, gjithçka ndodhi para fillimit të ndeshjes Liverpool-Real Madrid u kujtoi atyre atë që përjetuan në një nga tragjeditë më të mëdha të sportit dhe ishte shkas për t’i marrë jetën.

Tri vdekje, dy prej të cilave ishin vetëvrasje, u konfirmuan nga Peter Scarfe, president i shoqatës “HSSA (Hillsborough Survivors Support Alliance)”.

Kujtojmë se në tragjedinë në stadiumin Sheffield, për shkak të hyrjes së tepërt të tifozëve në tribuna, humbën jetën 97 tifozë të Liverpoolit, dhe një numër i madh prej tyre pësuan trauma.

“Nuk mund të jap shumë detaje për dy vetëvrasjet, pasi hetimet janë në vazhdim, përveç se njëra ndodhi rreth një javë pas finales së Saint-Denis dhe tjetra javën e kaluar. Viktimat ishin nga 52 deri në 63 vjeç dhe nuk ka dyshim se e kanë kryer këtë akt sepse finalja e fundit e Ligës së Kampionëve u solli atyre traumën e vitit 1989, të cilën ata mendonin se e kishin kapërcyer tashmë”, tha Peter Scarf për mediat angleze.

Për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes në Paris, një numër i madh i tifozëve të klubit anglez u shtypën para portave të stadiumit, shumë nuk hynë në tribuna edhe pse kishin bileta. Policia i ka spërkatur me gaz lotsjellës “si masë paraprake” për të parandaluar incidente të mundshme.

Ndeshja në Paris u vonua me gati 45 minuta, UEFA e shtyu fillimin pikërisht për shkak të vonesës së tifozëve të klubit anglez./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 21 Maj 2024