Lajme
Dy të vrarë nga bombardimi i një ndërtese në Kiev
Demokracia
09:41 | 15 Mars 2022

Share:

Dy persona janë vrarë nga një sulm ajror që e ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev, thuhet kështu sipas shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës.

Ndërsa, 35 persona të tjerë janë shpëtuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Administrata e qytetit të Kievit e ka përpiluar një listë të ndërtesave në kryeqytetin ukrainas që janë dëmtuar nga bombardimet gjatë natës:

Dy ndërtesa banimi me nëntë dhe 16 kate në rrethin Sviatoshynskyi;

Një ndërtesë banimi dhjetëkatëshe në rrethin Podilskyi;

Një shtëpi në sektorin privat të rrethit Darnytskyi;

Pjesë e stacionit të metrosë Lukyanivska, linja e metrosë është ende në punë.

Të ngjashme