Lajme
Dy të vrarë dhe dy të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk të Ukrainës
Demokracia
08:13 | 28 Qershor 2024

Share:

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si rezultat i bombardimeve ruse në Donetsk të Ukrainës.

Vadym Filashkin, kreu i administratës ushtarake rajonale, tha se forcat ruse goditën qendrën e qytetit, duke vrarë ështu një grua dhe një burrë, shkruan Sky News.

“Dy persona të lënduar u dërguan në spital”, ka shtuar ai.

Ai gjithashtu ka thënë se shkalla e dëmit nga sulmi është duke u vlerësuar.

Të ngjashme