Dy persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.
Sipas njoftimit të MSH-së së Shqipërisë, 974 raste të reja pozitive me koronavirus janë regjistruar brenda një dite nga gjithsej 2153 mostra të marra për testim.
Me 377 shërime, numri i përgjithshëm i të shëruarve nga ky virus ka shkuar në 276,070.
Me këtë rast është rritur edhe numri i rasteve aktive, i cili ka kaluar në 4,235.