Lajme
Dy të vdekur në shpërthimin në Madrid
Demokracia
17:28 | 20 Janar 2021

Share:

Së paku dy persona kanë humbur jetën në një shpërthim që ka shembur gati krejtësisht një ndërtesë në kryeqytetin spanjoll, Madrid, raportojnë mediat ndërkombëtare e përcjell Demokracia.com

Vlerësimet e para thonë se si duket rrjedhja e gazit ka qenë shkak i shpërthimit, ka thënë Kryetari i Madridit, José Luis Martínez Almeida.

Ai u tha gazetarëve se brendësia e ndërtesës ka qenë në zjarr për disa orë. Ndërtesa është në pronësi të Kishës Katolike dhe gjendet në qendër të qytetit.

Së paku tetë persona janë plagosur nga shpërthimi.

Sipas raportimeve në media, një grua 85 vjeçare dhe një burrë tjetër kanë vdekur nga shpërthimi. Njëri nga të plagosurit është në gjendje kritike dhe është dërguar në spital, kanë thënë zyrtarët dhe përcjellin mediat.

Shpëtimtarët kanë evakuuar më shumë se 50 njerëz nga ndërtesa për të moshuar që ishte ngjitur me ndërtesën e shkatërruar. Për fat, shkolla që ndodhet pranë ka qenë e mbyllur në kohën kur ka ndodh shpërthimi.

Katër kate të ndërtesës janë shkatërruar nga shpërthimi që është dëgjuar gati në tërë Madridin. Fotografitë e publikuara në mediat sociale kanë treguar tym që dilte nga vendi i shpërthimit. /Demokracia.com

 

Të ngjashme