Lajme
Dy të vdekur në aksidente për një ditë në Kosovë, policia jep detaje
Demokracia
10:34 | 27 Qershor 2024

Share:

Dy persona kanë vdekur në aksident trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Një rast ka ndodhur në Ferizaj, ku një grua ka vdekur një aksident mes një veture dhe një kamioni në rrugën Ferizaj-Gjilan.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITE Ferizaj-Gjilan, 26.06.2024-16:40. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia e godet një kamion, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe viktima femër kosovare/pasagjere e cila nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, kurse i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.” – thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, rasti i dytë është raportuar në Viti, ku ka vdekur një burrë pasi kishte humbur kontrollin mbi motoçikletën e tij.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Viti 26.06.2024-03:10. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij, dyshohet se duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën dhe godet një veturë dhe përfundon jashtë rrugës. I njëjti pëson lëndim të rënda dhe dërgohet për trajtim mjekësor ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.” – thuhet në raport.

Të ngjashme