Lajme
Dy të vdekur dhe tetë raste të reja me COVID-19
Demokracia
15:01 | 08 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë rezultuar pozitiv 8 persona dhe kanë vdekur 2 nga COVID-19, ndërsa janë shëruar edhe 7 të tjerë.

Sipas MSH-së numri i rasteve aktive në Kosovë është 151, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

08 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.721 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.412.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 151. /Demokracia.com/

Të ngjashme