Lajme
Dy të vdekur dhe pesëdhjetë të lënduar nga zjarri në një shtëpi të pleqve me Alzheimer
Demokracia
15:50 | 02 Qershor 2022

Share:

Dy njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë janë lënduar të mërkurën, pasi një zjarr filloi në një shtëpi pleqsh për pacientët me Alzheimer në Republikën Çeke.

Shërbimi regjional i shpëtimit tha se atyre iu desh të përdornin shkallët për të evakuuar 56 pacientë nga shtëpia në Roztoky, një qytet në veri të Pragës, transmeton Demokracia.com.

“Brigada e zjarrfikësve fatkeqësisht ka gjetur dy njerëz të vdekur”, raportuan autoritetet sot atje.

Një total prej 54 njerëzish u lënduan – me dy në gjendje kritike – sipas zyrtarëve. Afër 100 zjarrfikës ishin duke luftuar me flakët.

Ende nuk dihet arsyeja që shkaktoi zjarrin. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024