Lajme
Dy të plagosurit në veri janë të nacionalitetit serb dhe të moshës 27-vjeçare
Demokracia
11:02 | 13 Maj 2023

Share:

Dy personat që u plagosën mbrëmë pas mesnatës në veri janë të nacionalitetit serb dhe të moshës 27-vjeçare.

Këto informacione i ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka deklaruar se të plagosurit janë dërguar për trajtim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë, derisa i dyshuari ndodhet në arrati.

“Rreth orës 2:00 e kemi marr informatën për dy persona të plagosur. Ata janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati”, ka thënë Elshani.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025
Lajme • 23 Prill 2025